Secondary Adv

Tatimet: Bizneset e reja ne zonat turistike jane dyfishuar

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është rritur me 58% numri i bizneseve të reja në sezonin turistik. 

 

Referuar të dhënave numri i bizneseve të reja të regjistruara në zonat turistike për periudhën 1 Qershor – 13 Gusht ishte 1,531 ose 58% më shumë se e njëtja periudhë e një viti më parë. Shifrat i përkasin subjekteve të reja të regjistruara në Drejtorinë Tatimore Rajonale Durrës, Lezhë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë. 

 

DRT Sarandë, sipas të dhënave shënoi rritjen me të lartë, rreth 44% të bizneseve të reja të hapura gjatë periudhës së marrë në analizë, duke vijuar më pas me DRT Lezhë me rreth 33% dhe DRT Vlorë me rreth 24%.


Më të lexuarat